Himarë/ U kap në flagrancë duke ndezur zjarr, arrrestohet 52-vjeçari

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës pasi dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri në zonë. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe me pyje dhe kullota, ndërsa është rrezikuar edhe një banesë që ndodhej pranë vatrave të zjarrit.

52-vjeçari D. Z. u kap në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Njoftimi i plotë:

Himarë/Kapet në flagrancë pranë vatrave të zjarrit që dyshohet se ndezi, vihet në pranga 52-vjeçari. Nga zjarri u dogjën sipërfaqe me pyje e kullota dhe u rrezikua një banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit se në Borsh kishte rënë zjarr dhe po digjeshin sipërfaqe me pyje dhe kullota, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pranë vatrave të zjarrit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin D. Z., 52 vjeç, banues në Borsh, i cili dyshohet se kishte ndezur disa vatra zjarri në zonë. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe me pyje dhe kullota, ndërsa është rrezikuar edhe një banesë që ndodhej pranë vatrave të zjarrit.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme