Historia prekëse e 15-vjeçarit të plagosur rëndë në Gaza që pritet si hero në Londër

Historia e një djali 15-vjeçar nga Gaza, i plagosur rëndë në shkurt të 2024-ës, ka bërë bujë në media për heroizmin e treguar dhe luftën e tij për të mbijetuar.
Majd Alshagnobi mbërriti mbrëmjen e së mërkurës në aeroportin Heathroë të Londrës me nënën dhe dy vëllezërit e motrat e tij, ku është pritur si hero nga dashamirës të cilët mbanin në duar lule, dhurata dhe banderola.
Adoleshent pësoi lëndime të rënda në fytyrë në shkurt të vitit 2024 kur predhat e tankeve izraelite shpërthyen pranë tij dhe një grupi miqsh. Majdi humbi një pjesë të fytyrës, si dhe të gjithë nofullën dhe të gjithë dhëmbët. Nëna e tij, Islami, ka deklaruar se mjekët në spitalin Mamadani në Gaza ishin të tronditur që djali i saj i mbijetoi incidentit, ndërsa ka rrëfyer më tej kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar djali i saj.
“Kur Majd arriti për herë të parë në spital, ata menduan se kishte vdekur për shkak të ashpërsisë së plagëve në fytyrë dhe këmbë. Por kur ai ngriti krahun, ata e kuptuan se ishte ende gjallë. Të gjitha sallat e operacionit ishin të zëna, kështu që e kryen operacionin në kuzhinë për ta shpëtuar. Ishte shumë e vështirë për të të merrte frymë, dhe iu desh ta ushqenin me tuba dhe shiringa me hundë. Ai vuajti vërtet”, tha ajo.
Majdi ka shprehur lumturinë për mundësinë që i është dhënë për trajtim në Londër, ndërsa ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që i shkaktoi atij jo vetëm dëmtime të mëdha në trup e fytyrë, por edhe traumën psikologjike.
“Falë Zotit që kam mundësinë të marr trajtim këtu… kjo është arsyeja pse kam ardhur. Për të marrë trajtim,” tha ai. “Që kur kam mbërritur, jam ndjerë shumë më i lumtur. Na kanë pritur në një mënyrë kaq të këndshme, me dhurata dhe gjëra për të na ndihmuar. Pashë qen duke ngrënë trupa dhe u tmerrova, dhe mendova se do të vdisja. Gjëra të tilla…”, rrëfen ai.
Rreth 5,000 fëmijë janë evakuuar nga Gaza, shumica e të cilëve kanë shkuar në Egjipt dhe vendet e Gjirit. Majd është fëmija i tretë që vjen në Mbretërinë e Bashkuar me ndihmën e organizatës bamirëse Project Pure Hope.
Grupi i vullnetarëve ka bërë fushatë kundër qeverive të njëpasnjëshme gjatë 20 muajve të fundit për të krijuar një skemë që do të lejonte evakuimin e 30 deri në 50 fëmijëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




