Evropiani i Femrave në RTSH: Holanda debuton me fitore, tre gola Uellsit

Fitore e pastër për Holandën në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të Femrave, Grupi D. Rezultati përfundimtar ishte 3-0 për vajzat portokalli, të cilat ishin në avantazh në pjesën e parë falë një goli të Miedema, që arriti në kuotën e 100 golave me ekipin kombëtar.
Në fillim të pjesës së dytë, Pelova shënoi golin e dytë, ndërsa në minutën e 57-të Brugts vulosi ndeshjen për 3-0. Ky rezultat i vendos përkohësisht holandezet në vendin e parë në grup me tri pikë, duke e lënë Uellsin në kuotën zero.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




