Holandës i duhen dy penallti për të mundur Uzbekistanin, Timber humb Kupën e Botës

Holanda zbriti në fushën e “Icahn Stadium” të Njew York, ku luajti miqësoren e fundit para kupës së Botës, kundër Uzbekistanit të Fabio Cannavaro. “Tulipanët” fituan 2-1, me gola të Gakpo nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas gjysmë ore lojë, Gakpo ktheu në gol një 11-metërsh, pas një ndërhyrjeje të ashëpr të Urozov ndaj Summerville. Yusupov lexoi mirë gjuajtjen e sulmuesit të Liverpool, por nuk mundi ta bënte pritjen të plotë.
Holandezët relizuan në minutën e 70-të me Brobbey, i cili ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua. Holanda mbeti me 10 vetë 2 minuta para fundit të kohës së rregullt, kur Til u ndëshkua me karton të kuq për një faull të dyfishtë si lojtar i fundit.
Uzbekistani barazoi me Sergeev në minutën e dytë shtesë. Kombëtarja e Koeman gjithsesi ia doli të gjente golin e fitores në minutën e 98-të, sërish me Gakpo dhe sërish me penallti.
Para ndeshjes ishte bërë me dije se Holanda kishte humbur Jurrien Timber për Botërorin amerikan. Një problem muskulor nuk e lejon atë të marrë pjesë në këtë event. Lojtari i Arsenalit është larguar nga grumbullimi në New York, duke lënë “vetëm” vëllanë Quentin.
Në vend të tij trajneri Ronald Koeman ka thirrur Lutsharel Geertruida, i cili sezonin e fundit ishte huazuar te Sunderland nga Lajpcigu. Holanda nuk ka të gatshëm as Xavi Simons, Matthijs de Ligt dhe Stefan de Vrij. Botërori i saj fillon të dielën e ardhshme kundër Japonisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




