Hollandë-Ekuador, për një hap drejt kualifikimit

Hollanda e Louis Van Gaal sfidon Ekuadorin e Gustavo Alfaro në ndeshjen e madhe të ditës së 2-të të Grupit A të Kupës së Botës Katar 2022. Dy kombëtaret janë me pikë të të barabarta në krye të renditjes në grup me 3 pikë secila: Portokallinjtë mundën 2-0 në ditën e parë Senegalin, ndërsa Ekuadori mundi me të njëjtin rezultat mikpritësit e Katarit në ndeshjen hapëse.
Është hera e parë që Hollanda dhe Ekuadori përballen me njëri-tjetrin në një fazë finale të një Botërori. Në përgjithësi, dy kombëtaret janë përballur 2 herë në ndeshje miqësore në historinë e tyre, të gjitha në mijëvjeçarin e ri: bilanci është një fitore dhe një barazim për kombëtaren evropiane.
Skuadra që merr 3 pikët do të hipotekonte kualifikimin për në 1/16, edhe nëse për matematikën do të duhej të pritej xhiroja e fundit nëse Senegali apo Katari do të fitonin ndeshjen tjetër.
Ekuadori u kualifikua në finalet e Kupës së Botës për herë të katërt në historinë e tij: rezultati më i mirë deri më tani përfaqësohet nga raundi i 16-shes i arritur në Gjermani 2006.
Nga ana tjetër, për Holandën, e cila ka zënë vendin e dytë 3 herë në finalen e madhe (1974, 1978 dhe 2010), kjo është pjesëmarrja e nëntë në përgjithësi. Portokallitë e kanë kaluar gjithmonë fazën e grupeve.
Hollandë-Ekuador do të luhet mbrëmjen e së premtes 25 nëntor 2022 në skenën e stadiumit Khalifa International në Ar-Rayyan në orën 17:00.
HOLLANDË-EKUADOR
HOLLANDA(3-4-1-2): Noppert; De Ligt, Van Dijk, Aké; Dumfries, Berghuis, De Jong, Blind; Gakpo; Depay, Bergëijn.
EKUADORI(4-4-2): Galindez; An. Preciado, Torres, Hincapié, Estupinan; Plata, Mendez, Caicedo, Ibarra; Valencia, Estrada.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



