Horner për Verstappen: Max te Aston Martin? Spekulime

Max Verstappen te Aston Martin nga viti 2026? “Zhurma dhe spekulime”. Këto janë fjalët e Christian Horner, drejtorit të ekipit të Red Bull, i cili i përgjigjet zërave se katër herë kampioni i botës do të largohet nga skuadra e Milton Keynes për t’iu bashkuar oborrit të Stroll me një kontratë faraonike.
“Zhurma” është fjala e duhur për ta përshkruar situatën. “Kishte shumë zhurmë jashtë skuadrës”, tha Horner për Sky Sports. “Ne jemi të fokusuar që ta bëjmë makinën më të shpejtë, këtu fokusohemi”.
“Max është pjesë e kësaj, ai është një anëtar i përkushtuar i ekipit. Pjesa tjetër janë vetëm spekulime. Njerëzit gjithmonë do të kenë shqetësimet e tyre. Si ekip, ne fokusohemi në rregullimin e makinës. Pasi të rregullohet makina, nuk do të bëhet as temë diskutimi”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




