Hoxhalli: Strategjia e RTSH-së përmirësohet me ndihmën e ekspertëve evropianë
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Hoxhalli, bëri me dije se instituti ka nisur një auditim të plotë, ku EBU (Unioni Evropian i Transmetuesve) asiston në rivlerësimin e strategjisë afatmesme dhe afatgjatë të zhvillimit të institucionit.
“EBU nuk është duke bërë një audititm financiar të posaçëm, për institucionin. EBU është duke na asistuar në një proces i cili do na vendos piketat kryesore të strategjisë afatmesme dhe afatgjatë të zhvillimit të institucionit“, tha Hoxhalli.
Ai gjithashtu njoftoi se RTSH ka përgatitur një paketë kërkesash për buxhet shtesë për investime, që tejkalon 1 miliard lekë, duke tentuar të mbajnë një qasje sa më racional. Sa i përket borxhit që ka ardhur si pasojë e abuzimeve të mundshme, Hoxhalli theksoi se shifra reale është afërsisht 4 milion euro dhe nuk mund të thuhet me bindje se të gjitha janë abuzime, por ka pasur “përngjashmëri të reduktuar në menaxhimin financiar.”
“Ne vijmë me një paketë kërkese për buxhet shtesë për investime e cila tejkalon 1 miliardë lek dhe në momentin që kemi përgatitur këtë kërkesë jemi përpjekur të jemi sa më racional duke tentuar të mos vendosim asnjë nga shpenzimet të cilat mund të ndryshojnë prioritetin gjatë ndërhyrjes së EBU. Për sa i përket 6 milion euro i cili vjen si pasojë e abuzimeve, në fakt borxhi është diku tek 4 milion euro dhe nuk mund ta themi me bindje se të gjitha janë abuzimeve por ka pasur përngjashmëri të reduktuar në menaxhimin financiar”, u shpreh Kryetari i Këshillit.
Kryetari shtoi se Këshilli Drejtues ka hartuar një rregullore të posaçme që rregullon trajtimin e dokumenteve, arkivimin, ankesat dhe publikimin e të gjitha shpenzimeve dhe vendimeve të Këshillit Drejtues.
“Këshilli Drejtues gjatë kësaj periudhe por një proces pune i nisur edhe më parë ka hartuar një rregullore të posaçme për sa i përket duke nisur që nga trajtimi i dokumenteve, arkivimi, ankesat dhe publikimi i të gjitha shpenzimeve dhe vendimeve të Këshillit Drejtues”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




