Humbja në derbi nuk tolerohet, Botafogo shkarkon trajnerin

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Tërmet në kampin e Botafogos. Një ditë pas humbjes 1-0 kundër Palmeiras në raundin e 1/8-ve të finales të Kupës së Botës për Klube (pas kohës shtesë), pronari amerikan i klubit brazilian John Textor njoftoi shkarkimin e trajnerit Renato Paiva. Vendimi erdhi të dielën në mbrëmje, disa orë pas eliminimit të ekipit brazilian.

Paiva, i emëruar më 27 shkurt për të zëvendësuar Artur Jorge, e ka udhëhequr klubin në 23 ndeshje me një rekord prej 12 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh. Momenti më i ndritshëm i menaxhimit të tij mbetet pa dyshim fitorja e papritur ndaj Paris Saint-Germain (1-0), e marrë në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube më 19 qershor. Një sukses që, megjithatë, nuk ishte i mjaftueshëm për t’i garantuar atij qëndrueshmërinë në stol.

Në një shënim zyrtar, klubi falënderoi trajnerin portugez për punën e bërë, duke kujtuar gjithashtu kualifikimin për në raundin e 16-tave të Copa Libertadores dhe Copa do Brasil.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme