Huthit marrin kontrollin e pikave strategjike në Detin e Kuq, alarm për tregtinë globale

Rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë zgjeruar kontrollin e tyre përgjatë një prej korridoreve më strategjike detare të Lindjes së Mesme, duke pushtuar pika kyçe pranë Detit të Kuq dhe ngushticës Bab al-Mandeb.
Luftëtarët Huthi morën nën kontroll ishullin strategjik të Perimit, i cili ndodhet në ngushticën Bab al-Mandeb, sipas dy burimeve në qeverinë jemenase të mbështetur nga Arabia Saudite. Një ditë më parë, rebelët kishin marrë kontrollin e qytetit portual të Mocha-s, sipas ministrit jemenas të Informacionit. Zhvillimet kanë shkaktuar shqetësim ndërkombëtar për pasojat e mundshme në transportin detar dhe tregtinë globale.
Ngushtica Bab al-Mandeb është një prej pikave më të rëndësishme të transportit detar në botë, pasi shërben si portë lidhëse mes Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit dhe është pjesë e rrugës tregtare që lidh Azinë me Evropën përmes Kanalit të Suezit. Kontrolli i kësaj zone ka rëndësi të madhe strategjike dhe ekonomike, pasi përmes saj kalojnë sasi të konsiderueshme mallrash dhe nafte.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




