I akuzuar për trafik droge- SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

Aktualitet | 1 vit më parë

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lexuar konkluzionet përfundimtare në çështjen penale ndaj Islam Sefës, i akuzuar për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”. SPAK kërkoi dënimin e tij me 17 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 11 vite e 4 muaj burgim.

Islam Sefa u arrestua në korrik të vitit 2024, vetëm 100 metra larg godinës së SPAK, ku kishte shkuar për një takim me avokatin e tij.

Sipas hetimeve të SPAK, Sefa ka qenë drejtues dhe financues i 9 episodeve të trafikut të drogës drejt Gjermanisë, me një vlerë të përgjithshme që arrin në rreth 3.3 milionë euro.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme