I dënuar me 5 vjet burg për plagosje të rëndë-Ekstradohet nga Britania e Madhe, 33-vjeçari Mikel Hoxha

Aktualitet | 12 muaj më parë

Një 33-vjeçar i dënuar me 5 vjet burg për plagosje të rëndë me dashje dhe për armëmbajtje pa leje është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas policisë, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, është ekstraduar drejt Shqipërisë, Mikel Hoxha, 33 vjeç.

Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Durrësit e ka dënuar në vitin 2021 me 5 vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Mikel Hoxha është dënuar për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Gramshit në vitin 2018 kur pas debatit të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.

Njoftimi i plotë: Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për plagosje të rëndë me dashje dhe për armëmbajtje pa leje. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u krye ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Mikel Hoxha, 33 vjeç. Shtetasi Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 (pesë) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Shtetasi Mikel Hoxha, në datën 06.06.2018, në qytetin e Gramshit, pas debatit të çastit për motive të dobta, ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester / Mbretëri e Bashkuar, u bë e mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme