I dërguari special i BE-së për sanksionet ndaj Rusisë: Evropa po mbajë linjën e saj kundrejt Moskës

Ndërsa negociatat për paketën e re të sanksioneve janë në zhvillim të plotë, i dërguari special i Bashkimit Evropian për Sanksionet, David O’Sullivan, ka folur për efektivitetin e masave ndëshkuese ndaj Rusisë dhe vendosmërinë e BE-së për të mbajtur linjën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Sipas tij, shkalla e shkëputjes së BE-së nga Rusia është enorme. Tregtia midis tyre ka rënë nga rreth 260 miliardë euro (295 miliardë dollarë) para fillimit të pushtimit në shkallë të plotë, në vetëm 58 miliardë euro (65 miliardë dollarë) aktualisht – një ulje prej më shumë se 75%.
“Ne jemi shumë përpara, mendoj unë”, tha O’Sullivan, duke vënë në dukje se në disa fusha si importet e energjisë, dikush mendonte se “shkëputja nuk do të ndodhte kurrë”.
Nga rreth 58 miliardët e mbetur, Bashkimi Evropian nuk synon domosdoshmërisht të ndalojë të gjitha. “Pjesa më e madhe përbëhet nga produkte farmaceutike, pajisje mjekësore – gjëra për të cilat kemi përjashtime humanitare – plus një sasi të caktuar mallrash bujqësore, të cilat nuk kemi dashur t’i kufizojmë sepse nuk ndikojnë realisht në makinën e luftës”, tha ai.
O’Sullivan pranoi se ende ka disa varësi të vogla, “copëza” siç është karburanti bërthamor, por theksoi se Bashkimi Evropian po vazhdon të bëjë përparim në këtë drejtim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




