Ibrahimovic i dhuron vetes një Ferrari të ri

Gosip | 2 vite më parë

Tani është pothuajse një takim i përhershëm. Një dhuratë, një kënaqësi që Zlatan Ibrahimovic i bën vetes çdo vit për ditëlindjen e tij, pra një makinë e re plot shkëlqim.

Këtë herë, ish-futbollisti që fryu 43 qirinj, ka vendosur “të surprizojë” veten me një supermakinë, Ferrari SF90 XX Spider, i cili shtohet në koleksionin e tij të  makinave.

“Gëzuar ditëlindjen Zlatan”. Teksti konciz nën postimin në të cilin drejtuesi i Milanit ndan imazhin e makinës së tij me një ngjyrë të zezë dhe detaje të kuqe. I prodhuar në vetëm 599 copë, SF90 XX Spider mburret me një motor hibrid 1030, një V8 me turbo dyfishtë dhe tre motorë elektrikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme