Iglesias si Thuram, rojet nuk e njohin dhe i mohojnë hyrjen në qendrën stërvitore spanjolle

Borja Iglesias, qendërsulmues i ekipit kombëtar spanjoll dhe Celta Vigo është përballur me një situatë qesharake. Lojtari i lindur në vitin 1993, ishte protagonist i një skeçi humoristik jashtë kampit stërvitor të ekipit kombëtar spanjoll. Siguria nuk e njohu dhe nuk e lejoi të hynte në qendrën stërvitore. “Unë jam një lojtar i ekipit kombëtar spanjoll, duhet të hyj brenda. Unë jam Borja Iglesias”. Për fat të mirë, keqkuptimi u zgjidh pak çaste më vonë mes të qeshurash të shumta.
Një episod që të kujton atë që përfshinte Marcus Thuram. Në vitin 2020, sulmuesi francez ishte në San Siro për t’u përballur me Interin si pjesë e Borussia Monchengladbach. Në atë kohë, djali i Lillien nuk ishte aq popullor sa është sot, dhe dy roje sigurie të Meazza-s refuzuan ta linin të hynte në stadium. Kështu që numri 9 i klubit të atëhershëm gjerman kërkoi shikonin në Google për të verifikuar nëse ai ishte, me të vërtetë, një lojtar i Borussias.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




