IKMT Gjirokastër paralajmëron bizneset, masa administrative për ata që nuk respektojnë ligjin për hapësirat

Aktualitet | 1 vit më parë

IKMT Gjirokastër ka nisur prej disa ditësh një fushatë sensibilizuese në terren, që synon lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë akseve rrugore nacionale.

Në bashkëpunim me njësitë vendore, përfaqësues të Inspektoratit po zhvillojnë takime me administratorët e subjekteve përkatëse, duke kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim për zbatimin e ligjit dhe rikthimin e hapësirave në funksion të komunitetit.

“Aksioni ka nisur që të premten e javës që kaloi bashkë me grupin e territorit dhe të mjedisit, bashkë me ARRSH-në dhe me kryeinspektorin e IMT-së për hapësirat që zënë përkatës të bashkisë, pjesët e ishullit anës rrugës. Deri tani nuk kemi pasur problematika,” thotë Gentjan Ajdini, përfaqësues i IKMT Gjirokastër.

Ai bën me dije se për subjektet jobashkëpunuese do të ketë masa administrative. 

“Deri tani, Përmetin dhe Këlcyrën deri te Tre Urat, pothuajse 80% e bizneseve do të veprojnë vetë. Të tjerët e kishin një çikë me mëdyshje, por në momentin që nuk do të veprojnë, do të gjobiten dhe do të merren masa administrative me gjobë dhe vendim për prishje,” tregon z. Ajdini.

Pas përfundimit të fazës sensibilizuese, IKMT-ja paralajmëron ndërhyrje në terren dhe masa konkrete ndaj atyre bizneseve që nuk respektojnë detyrimet për lirimin e hapësirave publike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme