Ilir Meta ankimim në Apel, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Ish-Presidenti Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GJKKO vendimin e Shkallës së Parë që i la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, me arsyetimin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje provash apo intimidim të dëshmitarëve.
Në ankimimin e tij, Meta dhe mbrojtja e tij thonë se këto janë alibi, pasi hetimet janë mbyllur dhe dëshmitarët kanë dhënë deklarimet, shumica prej tyre tashmë të larguar nga Partia e Lirisë dhe të lidhur me PS.
Ai akuzon gjyqtarin Erjon Çela për paragjykim dhe cenim të prezumimit të pafajësisë, duke e quajtur vendimin një precedent të rrezikshëm.
Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ–DIA.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




