Impiantet për trajtimin e ujërave të zeza, bizneset e Pogradecit kundërshtojnë aktin normativ

Përfaqësues të bizneseve në Pogradec janë bërë bashkë për të kundërshtuar aktin normativ që detyron këta të fundit të instalojnë impiante të përpunimit të ujërave të zeza. Ata thonë se nuk është nevoja për impiante pasi janë të lidhur me sistemin shtetëror të kanalizimeve dhe se ky investim përbën kosto për ta.
“Është për tu përgëzuar nisma e qeverisë, që ka marrë përsipër të rregullojë të gjithë situatën e derdhjeve të ujerave të zeza në të gjithë Shqipërinë por Pogradeci nuk e ka këtë problematik”, tha një biznesmen.
“Impianti ekzistues që ndodhet në Buçimas, e përmban kapacitetin edhe për vite të tjera”, tha një biznesmen.
Ky akt normativ përfshin të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike, pranë zonave bregdetare apo liqeneve.
“Impiantet duhet të ndërtohen për të pastruar atë çka vet veprimtaria e tyre shkakton dhe bëhet fjalë për të mbrojtur bregun e liqenit”, tha Valjona Saro, Specialiste në UK Pogradec
Bizneset do t’i drejtohen ministrisë përkatëse me një kërkesë për të shfuqizuar këtë akt normativ, vetëm për zonën e Pogradecit dhe shmangien e gjobave. Nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen bizneset kanë paralajmëruar mbylljen e subjekteve.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




