Incineratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO e riktheu për rigjykim, SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet përfundimtare për Alqi Bllakon ish sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit së Mjedisit në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
SPAK ka kërkuar 5 vite burg për Alqi Bllakon, i akuzuar “për korrupsion pasiv” për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Prokurori Dritan Prençi tha se Bllako është zyrtar i lartë shtetëror dhe kërkuan shpalljen e tij fajtor për “korrupsion pasiv” në dy raste.
Nëse dënohet në GJKKO me 5 vite burg, Bllako do të përfitojë gjykimin e shkurtuar 3.4 vite burg dhe 5 vite mosushtrim të funksioneve publike.
Për Bllakon kjo është hera e dytë që jepet pretencë për inceneratorin e Tiranës pasi Apeli i GJKKO e riktheu për rigjykim në Shkallën e Parë.
“Nga aktet e administruara dhe gjatë hetimeve të kryera për kontratën koncensionare të vitit 2017 për ”Ndërtimin e landfillimit, inceneratorit dhe rehabilitimit të vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, e lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. janë konstatuar akte korruptive të të pandehurit Alqi Bllako, i cili në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt në dy raste; a. vlerën monetare prej 119.715 euro dhe b. vlerën monetare prej 7,520,000 lekë për Vladimir Bezhanin“, thuhej në njoftimin e SPAK të bërë më herët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




