Incineratori i Tiranës, shtyhet seanca për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako

Shtyhet seanca për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllakon, në lidhje me incineratorin e Tiranës.
Shkak i shtyrjes u bë mosplotësimi i trupës gjykuese.
Seanca e radhës u caktua më datë 13 shkurt ora 14:30.
Bllakoja akuzohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për incineratorin e Tiranës. Ai, sipas SPAK-ut, përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit, Edmond Bllako.
Po ashtu pretendohet se ish-zyrtari përfitoi edhe afro 8 milionë lekë rrogë nga kompanitë e incineratorëve, që u favorizuan në marrjen e koncesionit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




