Indian Wells, dorëzohet Sinner

Seria e fitoreve për Jannik Sinner përfundon pas 19 ndeshjesh. Tenisti italian u mund nga Alcaraz në gjysmëfinalen e Indian Wells, turneut Masters 1000. Pas kësaj spanjolli ruan vendin e dytë në renditjen ATP dhe në finale do të përballet me Medvedev.
Përpjekja për t’u bërë numri 2 në botë për Jannik Sinner, dështon, duke parë aventurën e tij në Indian Wells të ndërprerë në gjysmëfinale. Alcaraz fiton, duke mbetur i dyti në renditjen e ATP. Spanjolli mundi Sinerin 2-1 me sete 1-6, 6-3, 6-2 pas 2:05′ lojë, dhe në finale e turneut amerinak do të përballet me Medvedev.
Ndeshja nis mirë për Sinerin që fiton setin e parë 1-6. Set ky i ndërpresë prej gati 3 orësh për shkak të shiut. Por duket se ky ishte vetëm një iluzion kalimtar, sepse duke nisur nga seti i dytë Alcaraz dominon dhe ndërton skenarin e fitores. Spanjolli përfiton nga gabimet e Sinnerit duke e kthyer gjithçka në favorin e vet.
Seria historike e fitoreve e Jannik Sinner për 2024, ndërpritet kështu në 19 ndeshje. Carlos Alcaraz ruan vendin e dytë në renditjen ATP dhe në finale do të përballet me rusin Daniil Medvedev. Ky i fundit mundi në gjysmëfinalen tjetër Tommy Paul.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




