Indrit Tuci transferohet në Slloveni

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Indrit Tuci do të luajë për Olimpija Ljubljanën në Slloveni këtë sezon.
25-vjeçari largohet nga Sparta e Pragës për të nisur një eksperiencë të re në karrierë, tashmë me fanellën e Olimpija Ljubljanës, skuadër ku militon edhe sulmuesi tjetër kuqezi Marvin Çuni.
“Indrit Tuci është një “dragua”! Vija e sulmit e Olimpija është përforcuar nga lojtari 25-vjeçar i Shqipërisë, Indrit Tuci. Sulmuesi 191 centimetra i gjatë ka fituar përvojë në Kroaci, Republikën Çeke dhe Turqi, ka fituar kampionatin kombëtar dhe trofe me Spartën e Pragës dhe është aktivizuar edhe në kompeticionet europiane”, shkruan klubi slloven në prezantimin e sulmuesit shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




