Inteligjenca Artificiale dhe Paqja, “Zonja e Këshillit të Mirë” reflektim mbi mesazhin e Papa Françeskut

Unversiteti “Zonja e Këshillit të mirë në Tiranë” solli përmes një konference reflektime të thelluara mbi mesazhin që Papa Françesku ka përcjellë mbi Inteligjencën Artificiale, e cila në këto kohë sfiduese i ka kthyer zhvillimet e teknologjisë anëembanë globit në një kërcënim serioz edhe për sigurinë e paqes. Çfarë duhet bërë që Inteligjenca Arficiale të mos i mbivendoset paqes dhe të mos e kërcënojë atë?
Imzot Vincenzo Paglia, President i Akademisë Papnore për Jetën tha se “Ajo që duhet të bëjmë është të humanizojmë teknologjinë dhe jo të mekanizojmë njeriun. Kjo është sfida më e madhe. Pasuria është trupi dhe mendja dhe jo instrumentat e Inteligjencës Artificiale”.
Prof. Raul Caruso, Drejtor i Universitetit Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” tha se “Në një moment me tensione të mëdha kulturore, politike, dhe kohë papërgjegjshmërie, nuk mund të jemi sipërfaqësorë. Duhet të bëjmë me ndërgjegjje çdo gjë që inteligjenca jonë kërkon”.
Rektori i universitetit katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” Prof. Leonardo Palombi tha se ajo që sot impresionon është shpejtësia mbi të cilën kemi ditur të zhvillojmë instrumentat teknologjinë. Por ai tha se testi i ndërlidhjes së njeriut me rezulton shumë kompleks.
Në një lidhe direkte eurodeputeti Brando Benifei, njëherësh edhe relator pranë parlamentit europian për ligjet mbi Inteligjencën Artificiale, tha se zhvillimi teknologjik nuk duhet të kapërcejë të drejtat e njeriut dhe të kthehet në një kërcënim për paqen në botë.
Sipas Atit të shenjtë paqja nuk është artificiale, ajo është rezistenca ndaj së keqes dhe përkushtimi ndaj drejtisisë.
Gazetare Sonila Mlloja
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




