Intensifikohen punimet në “Arrat e Gurrës”, ARRSH në terren: Mobilizim i shtuar për stabilizimin e segmentit rrugor

Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, së bashku me Administratorin e Hekurudhës dhe Administratorin e Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, kanë inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në zonën “Arrat e Gurrës”, ku po vijon ndërhyrja për stabilizimin e segmentit rrugor.
Gjatë deklaratës për mediat, përfaqësuesit institucionalë bënë të ditur se puna po zhvillohet me ritme të përshpejtuara dhe me angazhim të shtuar të mjeteve dhe forcave punëtore në terren. Sipas tyre, ekipet po operojnë paralelisht në disa fronte pune, me qëllim përshpejtimin e procesit dhe garantimin e sigurisë në segmentin e prekur.
Ndërhyrjet po fokusohen në stabilizimin e trupit të rrugës dhe në rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal për qytetarët dhe mjetet që përshkojnë këtë aks.
Autoritetet theksuan se koordinimi mes institucioneve është i plotë dhe se puna do të vijojë pa ndërprerje deri në normalizimin e plotë të situatës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



