Inter dërgon Asllanin në Romë, ofron shqiptarin dhe 35 mln euro për Nicolò Rovella

Itali | 1 vit më parë

Merkato në Itali është ndezur edhe pse Inter dhe Juventus janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në ditët në vazhdim do të luajnë për një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube.

Në Milano drejtuesit zikaltër po punojnë për të ndërtuar një ekip solid për të përballuar sezonin që vjen. Reparti ku do të ndërhyet është ai i mesfushës, ku Interi do të ndryshojë disa prej protagonistëve të ekipit aktual.

Zikaltrit janë të vendosur që të marrin në Milano mesfushorin e Lazio-s, Nicolò Rovella. Ky i fundit ka një çmim pasi Lazio nuk heq dorë nëse nuk merr në këmbim 50 milionë euro. Kjo shifër vlerësohet si e lartë për drejtuesit e Interi-t, të cilët po përgatiten që të bëjnë një ofertë tunduese.

Interi i ofron Lazio-s 35 milionë euro dhe kartonin e Kristjan Asllanit në këmbim të mesfushorit italian. Tratativat janë ende në fazën e parë dhe nga kampi roman ende nuk është mësuar nëse ky propozim do të mjaftojë për të dërguar Nicolò Rovella-n në Milano.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme