Inter Miami jashtë Kupës së Botës për Klube, por Beckham është i kënaqur: Krenar për të gjithë

Pasi kaloi fazën e grupeve, Inter Miami humbi ndaj Paris Saint-Germain këtë të diel në raundin e 16-shes të Kupës së Botës për Klube dhe u eliminua. Një eliminim i parakohshëm, sigurisht, por që nuk e pengoi pronarin e ekipit, David Beckham të ishte i kënaqur me performancën e përgjithshme të ekipit të tij të ri.
“Aventurës në Kupën e Botës për Klube i erdhi fundi. Jam shumë krenar për lojtarët, stafin e trajnerëve dhe tifozët për gjithçka që kemi arritur së bashku në javët e fundit. I kemi treguar botës se çfarë është i aftë të bëjë qyteti i Miamit, duke konkurruar në nivelin më të lartë kundër më të mirëve”, tha ish-mesfushori i Milan dhe Manchester United.
Pas kësaj ndeshjeje të lidhur me Kupën e Botës për Klube, Inter Miami do të kthehet të luajë në MLS këtë të diel kundër CF Montreal, të cilët zënë vendin e gjashtë në Konferencën Lindore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




