Interes i lartë për finalen Vllaznia-Egnatia, ja sa bileta janë shitur

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Në 12 maj në “Arenën Kombëtare” do të luhet finalja e madhe e “Final 4”, sfida Vllaznia-Egnatia, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë për edicionin 2024-2025.

RTSH Sport mëson se ka një interes të lartë nga tifozët për të ndjekur këtë përballje në stadium dhe deri më tani janë shitur mbi 7 mijë bileta. Nëse vazhdohet me këto ritme, pritet që “Arena Kombëtare” të jetë e mbushur plot ditën e ndeshjes.

Gjithsesi të gjithë ata që nuk kanë mundësi që ta ndjekin finalen në stadium, ndeshjen Vllaznia-Egnatia mund ta shijojnë në RTSH Sport mbrëmjen e së hënës.

Të dyja klubet u bëjnë thirrje tifozëve respektivë, që të mbështesin skuadrën në ndeshjen vendimtare të sezonit, ndërsa FSHF njofton të gjithë sportdashësit se blini përmes kompanisë @t_ticket.al në 𝐞𝐛𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚.𝐚𝐥.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme