Interes për sportet ujore në Vjosë, vendasit dhe të huajt provojnë eksperiencën e lundrimit

Sociale | 2 vite më parë

Ujërat e kristalta të lumit Vjosë po tërheqin gjithnjë e më shumë vendas dhe të huaj, të pasionuar pas sporteve ujore dhe aventurave që ofron ky destinacion unik. Rafting, kajaku dhe aktivitetet e tjera në natyrë po shndërrojnë luginën e Vjosës në një prej pikave më të kërkuara të turizmit aventurier në Shqipëri. Operatorët turistikë në zonë thonë se interesimi është në rritje të vazhdueshme.

“Interesi ka qene i lartë, më shumë nga viti i kaluar duke sjell turist kryesisht nga Italia, Polonia por edhe shqiptar”, u shpreh Alfred Meshani.

Meshani thekson se lundrimi në ujërat e Vjosës kërkon plotësimin e disa kritereve bazë, për të garantuar sigurinë dhe për të përfituar sa më shumë nga eksperienca.

Përveç eksperiencës emocionuese, vizitorët tërhiqen edhe nga peizazhi i virgjër, biodiversiteti i pasur dhe mikpritja lokale, duke e kthyer këtë zonë në një atraksion të qëndrueshëm turistik.

Gazetare: L. Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme