Investimet në infrastrukturë, Balla: Çdo lagje e Lushnjës do marrë pamjen që meriton

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa kanë parë sot nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e rrugës “Vasilika Gogu” në qytetin e Lushnjes.
Balla në fjalën e tij u shpreh kjo lagje prej vitesh nuk ka një rrugë e cila të jetë sipas standardeve që banorët kërkojnë.
“Çdo ditë po punohet që çdo lagje të marrë pamjen që meriton. Kjo lagje prej vitesh tashmë ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve që më në fund po mer një zgjidhje duke respektuar të gjitha standarded. Cilësia është kusht i domosdoshëm për ne në çdo punë që kryhet. Të gjitha rrugët e çdo lagjeje do të kenë tashmë një tjetër pamje. Rikualifikimi urban i çdo lagjeje dhe çdo rrugice është një premtim i mbajtur dhe do të vijojmë të punojmë në çdo lagje të Lushnjes”, tha Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




