Investimet në Pukë, Dodaj: Ndërhyrje në pallate dhe tregjet e qytetit

Viti që po lëmë pas duket se ka ndezur dritën jeshile për një sërë investimesh në Pukë. 5 Pallate kanë nisur të ri konstruktohen me sistem kapot me një sipërfaqe prej 5 mijë metër katror.
“Bashkia Pukë ka hapur dritën jeshile për investime siç është miratimi i 5 pallateve me veshje kapot, janë rreth 5 mijë metra katror. Puna ka filluar dhe kontrata është me Fondin e Zhvillimit dhe ka përfunduar njëri nga 5 pallatet”, u shpreh Rrok Dodaj, Kryetari i Bashkisë Pukë.
Po ashtu falë bashkëpunimit me parterët e huaj dhe ministrinë e bujqësisë është miratuar projekti për sistemimin e tregut të qytetit.
Bashkia Pukë bën me dije se vitin e ardhshëm pritet që në qytetin verilindor të ketë një sërë ndërhyrjesh në shkolla, qendra shëndetësore, muze dhe infrastrukturë.
Gazetare: M Gjoni
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




