Ipswich rikthehet në Premier Ligë pas 22 vitesh

Angli | 3 vite më parë

U zhvillua sot java e fundit e Kategorisë së Parë (Championship) në Angli dhe nuk munguan emocionet.

Ja të gjitha verdiktet e sezonit të rregullt: së bashku me Leicesterin ngjitet në elitën e futbollit anglez edhe Ipswich, duke u rikthyer në Premier League pas 22 vitesh.

Leeds, Southampton, WBA dhe Norwich janë katër skuadrat që do të luajnë në Play Off për të vetmen biletë të mbetur për në Premier Ligë.

Huddersfield dhe Birmingham do t’i bashkohen Rotherhamit dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë një kategori më poshtë në Ligën e Parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme