Irak – ISIS sulmon një rafineri të njohur nafte

Militantët islamikë të ISIS-it sulmuan një rafineri të njohur nafte në provincën veriore të Irakut, deklaruan burimet e industrisë së naftës.
”Sulmuesit shpërthyen dy puse me eksploziv në fushën naftëmbajtëse të Kabbaz në perëndim të qytetit të Kirkukut”, sipas kompanisë.
Zjarret dhe tymi i rëndë përfshinë zonën.
Asnjë viktimë nuk u raportua, ndërsa zjarrfikësit nxituan për të shuar flakët.
Fusha naftëmbajtëse e Kabbazit, e menaxhuar nga kompania ”North Company”, prodhon afërsisht 20 000 fuçi naftë në ditë.
Iraku deklaroi fitoren mbi Shtetin Islamik në dhjetor 2017, por disa mbetje të organizatës ekstremiste vazhdojnë të operojnë në zone.
Muajin e kaluar, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm me raketa në një tjetër rafineri nafte në Irakun Verior.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




