Irani godet Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni lëvizjet dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve! Ja ku të kontaktoni për çdo emergjencë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe që prej mëngjesit të sotëm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare.
Kështu deklaron në një njoftim të fundit MEPJ, pas goditjeve nga Irani të disa vendeve arabe, teksa u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të zbatojnë me përpikëri udhëzimet e sigurisë të dhëna nga autoritetet lokale.
Sipas njoftimit zyrtar, hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si edhe ajo e vendeve të tjera të Gjirit, është mbyllur përkohësisht në kuadër të masave për interceptimin e sulmeve.
Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi mbetet në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe për çdo informacion, nevojë apo emergjencë, përmes numrit të kontaktit: +971 50 980 7881.
POSTIMI I PLOTË
NJOFTIM PËR MEDIAT
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, vijon të ndjekë me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme dhe prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare.
MEPJ iu kërkon të gjithë shtetasve shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë të kujdesshëm duke shmangur daljet e panevojshme dhe duke ndjekur udhëzimet e sigurisë nga autoritetet lokale.
Hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi është në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe për çdo informacion, nevojë apo emergjencë, përmes kontaktit të emergjencës +971 50 980 7881.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



