Irani kap nëndetësen amerikane pa ekuipazh në Ngushticën e Hormuzit

Botë | 2 muaj më parë

Trupat e Gardës Revolucionare Islame të Iranit (IRGC) kanë deklaruar se forcat e tyre detare kanë “bllokuar një nga nëndetëset pa ekuipazh më moderne dhe më inteligjente të ushtrisë terroriste të SHBA-së në hyrje të Ngushticës së Hormuzit“.

Mediat shtetërore iraniane e identifikuan mjetin si një Dive-LD — një nëndetëse autonome ujore e ndërtuar nga kompania amerikane e mbrojtjes me bazë në Kaliforni, Anduril Industries.

Nëndetësja, me një gjatësi prej rreth 6 metrash dhe peshë rreth 3 tonë, është e projektuar për misione me kohëzgjatje të gjatë, si vëzhgimi, hartografia e funddetit dhe zbulimi i minave detare.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara reaguan duke deklaruar se mjeti në fjalë “pësoi një defekt teknik një ditë më parë” dhe nuk mbante pajisje apo të dhëna me rëndësi të lartë sekrete.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme