Irani kërcënon Trump: Këtë herë, plumbi nuk do të dështojë

Teherani ka lëshuar një kërcënim me vrasje ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump .
Konkretisht, të mërkurën, Teherani lëshoi një paralajmërim të ashpër kundër Presidentit Trump, duke transmetuar në televizionin shtetëror iranian një imazh të ish-presidentit gjatë atentatit kundër tij në tubimin në Butler të Pensilvanisë në vitin 2024, të shoqëruar me frazën: “Këtë herë objektivi nuk do të dështojë”.
Kërcënimi u transmetua nga media shtetërore iraniane.
Ky është kërcënimi më i drejtpërdrejtë i Teheranit deri më sot kundër Trump, pas paralajmërimeve të tij të përsëritura se Shtetet e Bashkuara do ta sulmonin vendin nëse vazhdon shtypja e ashpër ndaj protestuesve antiqeveritarë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




