Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon Musk

Ministria e Jashtme e Iranit mohoi se ishte mbajtur një takim midis ambasadorit iranian në Kombet e Bashkuara dhe Elon Musk, njoftoi të shtunën media shtetërore iraniane.
Në veçanti, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Esmail Baghai, “ndërsa ka mohuar kategorikisht pretendimet e bëra në disa media amerikane për një takim mes Elon Musk dhe përfaqësuesit të përhershëm të Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, shprehu habinë për mbulim i gjerë i mediave amerikane”.
New York Times raportoi të enjten, se Musk, i cili është këshilltar i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, u takua me ambasadorin e Iranit në Kombet e Bashkuara të hënën “për të lehtësuar tensionet” midis Teheranit dhe vendit të tij.
Gazeta amerikane, duke cituar dy burime të paidentifikuara iraniane, thekson se takimi mes Elon Musk dhe diplomatit iranian, Amir Said Iravani, ka zgjatur më shumë se një orë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




