Izraeli akuzon Iranin se shkeli armëpushimin, ministri i Mbrojtjes: Do t’i përgjigjemi me forcë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se Izraeli “do t’i përgjigjet me forcë” Iranit për shkeljen e armëpushimit nga ky i fundit.
Armëpushimi që kishte hyrë në fuqi dhe ishte shpallur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shkel pasi Irani sulmoi me raketa balistike Izraelin, ndërsa ky i fundit është përgjigjur se do të “vazhdojë operacionin intensiv për të goditur” Teheranin.
“Kam udhëzuar IDF-në (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) në koordinim me kryeministrin që të vazhdojnë operacionin intensiv për të goditur Teheranin dhe për të penguar objektivat e regjimit dhe infrastrukturën terroriste në Teheran”, tha ai.
Një prej zyrtarëve të IDF-së tha se ushtria izraelite kapi dy raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit.
Ushtria izraelite u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në strehimore dhe të qëndrojnë atje deri në njoftim të mëtejshëm.
Detajet e lëshimit të raketës së raportuar janë ende të paqarta, ndërsa Irani nuk e ka konfirmuar sulmin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




