Isak tërbon Newcastle, stërvitet i vetëm në qendrën stërvitore të Real Sociedad

Angli | 1 vit më parë

Transferimi i Alexander Isak do të kthehet në një telenovelë të vërtetë këtë verë pasi skuadra e vetme që mund të përballojë shifrat e kërkuara nga Neëcastle ende nuk ka formalizuar interesin për lojtarin.

Klubi i Newcastle vetëm pak ditë më parë pranoi kërkesën e bërë nga sulmuesi, i cili u tha drejtuesve se ishte në kërkim të një sfide të re dhe se nuk preferonte që të grumbullohej me shokët e skuadrës.

Kërkesa u pranua nga Newcastle dhe lojtari nuk u grumbullua pasi mendohej se oferta formale e Liverpool nuk do të vononte. Por sot, pas disa ditësh klubi i “Anfield Road” ende nuk ka trokitur në derën e Newcastle, të cilët janë të tërbuar me Isak pasi ky i fundit po stërvitet në qendrën stërvitore të ish-skuadrës së tij, Real Sociedad.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme