Ish-CEO i gjigandit të modës arrestohet nën akuza për trafikim seksual

Botë | 2 vite më parë

Ish-CEO i gjigantit të modës Abercrombie & Fitch dhe partneri i tij britanike janë arrestuar dhe po përballen me akuza për trafikim seksual. Mike Jeffries, partneri i tij Matthew Smith dhe ndërmjetësi i dyshuar i çiftit u arrestuan të martën në mëngjes.

Avokatët e  Jeffries dhe Smith më parë kanë “mohuar me forcë” çdo akuzë. FBI hapi një hetim vitin e kaluar pasi BBC zbuloi pretendimet se Mike Jeffries dhe partneri i tij shfrytëzonin dhe abuzonin seksualisht burrat në ngjarjet që ata organizonin në rezidencat dhe hotelet e tyre në Nju Jork e anembanë botës.

Një hetim i BBC zbuloi se kishte një operacion të sofistikuar që përfshinte një ndërmjetës dhe një rrjet rekrutuesish të ngarkuar me rekrutimin e njerëzve.

Duke konfirmuar arrestimin, Brad Edwards i firmës Edwards Henderson, një avokat civil që përfaqëson disa nga viktimat e supozuara, tha: “Këto arrestime janë një hap i parë i madh drejt gjetjes së drejtësisë për shumë viktima që u shfrytëzuan dhe abuzuan përmes kësaj skeme të trafikimit seksual, operuar për shumë vite nën mbulesën legjitime të ofruar nga Abercrombie”./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme