Ish-sportisti rus përplaset me CIO-n: Ne të poshtëruar, nuk e kthej medaljen e artë të Sochi!

Sport | 9 muaj më parë

Ish-sportisti rus, Anton Shipulin, kundërshton kthimin e medaljes së artë të fituar në stafetë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore Sochi 2014, pas skualifikimit për doping të shokut të skuadrës, Evgenij Ustjugov.

Medalja, pas vendimit të CIO-s, i kaloi kuartetit gjerman të përbërë nga Lesser, Böhm, Peiffer dhe Schempp, të cilët u kurorëzuan të dielën e kaluar, 12 vjet pas garës.

“E kam fituar medaljen duke luftuar. Është e imja dhe nuk e kthej”, – ka thënë Shipulin pas televizionin rus “Match Tv”.

I pyetur, nëse kishte marrë medaljen origjinale apo jo, Lesser ironizoi me shtypin gjerman: “Besoj që jo, duke parë që nuk ka vizatime”, duke shtuar më tej se rusi “do të kishte shkruar diçka para se ta dërgonte”.

Pas përjashtimit të Rusisë, podi përbëhet nga Gjermania medalje ari, Austria medalje argjendi dhe Norvegjia medalje bronzi. Shipulin e ka komentuar çështjen edhe me një postim në Instagram, duke shkruar se do të ndryshojë mendje, vetëm nëse “u rikthejnë sportistëve tanë flamurin dhe himnin, duke mos i poshtëruar më me ‘statusin neutral’”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme