Kategoria e Parë në RTSH/ Kukësi fiton dhe merr kryesimin, Bylisi dhe Besa ndahen në “paqe”

Kategoria e Parë | 40 minuta më parë

Kategoria e Parë, që transmetohet në RTSH, luajti sot 5 ndeshje të javës së 8-të të kampionatit, ndërsa Iliria–Flamurtari luhet të enjten.

Sfida Bylis-Besa, që erdhi direkt në ekranin e RTSH-së, përfundoi në barazim, 0-0. Asnjë nga dy skuadrat pretendente nuk mundi ta gjente rrugën e rrjetës. Ballshiotët nuk fitojnë prej tri ndeshjesh radhazi, duke u ndalur te barazimet.

Kukësi ka marrë sot fitoren e 3-të radhazi, pasi ka mundur Kastriotin 1-0, falë golit të Paulinjos. Skuadra e trajnerit Bledi Kadiu ngjitet në vend të parë, në kuotën e 15 pikëve.

Edhe Pogradeci duket se e ka harruar fitoren, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Orikun e vendit të fundit. Besëlidhja mundi me përmbysje 5-2 Sopotin, ku vlen të theksohet se Alidema realizoi 4 gola. Korabi mundi Burrelin 1-0.

Java e 8-të

Kukësi–Kastrioti 1-0

Korabi–Burreli 1-0

Bylis–Besa 0-0

Besëlidhja–Sopoti 5-2

Pogradeci–Oriku 0-0

Iliria–Flamurtari, 29.10.2026, 13:30

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme