Italia mposht Izraelin dhe siguron një vend në play-off

Italia mundi Izraelin 3-0 në ndeshjen e gjashtë të Grupit I të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, duke siguruar matematikisht një vend në play-off. Ylli i mbrëmjes në Udine ishte Mateo Retegui, i cili mundi ekipin e Ben Shimon me nga një gol në secilën pjesë. Së pari, një penallti e fituar dhe e shndërruar në gol në kohën shtesë, pastaj një gjuajtje mahnitëse për të vulosur tri pikët. Mancini kompletoi rezultatin në fundin e takimit.
Gjatë raundit të ardhshëm ndërkombëtar, të besuarit e Gattusos do të përballen me Moldavinë dhe Norvegjinë. Nëse Haaland dhe shokët e tij të ekipit nuk bëjnë ndonjë gabim kundër Estonisë, të kaltërit mund të synojnë t’i kapin në renditje duke i mposhtur në San Siro, por me një diferencë të pakapërcyeshme golash.
Prandaj, shpresat e italianëve për t’u rikthyer në Kupën e Botës pas 12 vitesh pothuajse me siguri do të varen përsëri nga play-off-et.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




