Izraeli godet objektin e prodhimit të raketave lundruese në Teheran

Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën se ka kryer sulme ajrore ndaj një objekti të prodhimit të raketave lundruese detare në Teheran, i cili operonte nën Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit.
Sipas komunikatës zyrtare, “në ditët e fundit, forcat ajrore izraelite, duke vepruar mbi bazën e inteligjencës së IDF, kanë goditur dy objekte kryesore të prodhimit të raketave lundruese detare në Teheran.”
Objekti i shënjestruar përdorej për zhvillimin dhe prodhimin e raketave lundruese me rreze të gjatë veprimi, të afta për të shkatërruar shpejt objektiva në det dhe në tokë.
Ushtria izraelite theksoi se këto sulme “përfaqësojnë një hap tjetër në thellimin e dëmit ndaj infrastrukturës së prodhimit ushtarak të regjimit iranian.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




