Izraeli shkatërron mega-bazën nëntokësore të Hezbollahut në jug të Libanit përmes operacionit “Sof Pasuk”

Lindja e Mesme | 4 muaj më parë

Ushtria Izraelite (IDF) ka ndërmarrë një goditje të fuqishme ndaj infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut në Libanin jugor, duke shkatërruar plotësisht një mega-bazë nëntokësore të pozicionuar në zonën e fshatit Majdal Zoun. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht mbrëmjen e sotme përmes një njoftimi për shtyp nga zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Operacioni i koduar si “Sof Pasuk” (Fundi i Kapitullit) ka tronditur rrjetin logjistik të grupit militant, duke asgjësuar një strukturë komplekse taktike.

Sipas të dhënave të inteligjencës të bëra publike nga autoritetet izraelite, mega-baza kishte përmasa të konsiderueshme dhe paraqiste një rrezik të drejtpërdrejtë: Mbi 200 metra tunel nëntokësor; mbi 25 metra nën sipërfaqen e tokës; përmbante qindra armë, municione dhe pajisje luftarake’ infrastruktura kishte disa gropa të fshehura lëshimi, të projektuara dhe të pozicionuara posaçërisht për të goditur territorin izraelit dhe qytetarët e tij.

Përpara se të ndërmerrte shpërthimin e kontrolluar dhe eliminimin e kësaj baze masive, Izraeli ka informuar zyrtarisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësuesin e posaçëm amerikan në Liban, si pjesë e koordinimit diplomatik mbi marrëdhëniet e tensionuara dhe marrëveshjet e fundit kornizë në rajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme