Jan Urban: Shqipëria pëson pak gola, por ka potencial të madh, pranoj edhe një fitore të shëmtuar!

Komisari teknik i Polonisë tregoi sot se ka një kosndieratë të madhe për Shqipërinë madje pa shumë diplomaci tha se do të pranonte edhe një paraqitje të dobët të skuadrës së tij nëse në këmbim merrte kualifikimin.
“Shqipëria është një kombëtare me potencial të madh. Mendoj se janë përmirësuar shumë krahasuar me vitet e kaluara. Ata kanë një skuadër, e cila luan shumë mirë në mbrojtje dhe pëson shumë pak gola. kanë shumë lojtarë, të cilët luajnë në Itali dhe kanë të zhvilluar shumë lojën e mbyllur. Do të na duhet të bëjmë llogaritë mirë. Nëse dikush më thotë se në këmbim të një loje të dobët nga ana jonë do të marrim kualifikimin unë e pranoj”, analizoi Jan Urban.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




