Japoni – Suga rishikon politikën e tij përballë COVID-19

Kryeministri japonez u kërkoi sot bashkatdhetarëve të tij të rishikonin projektet e tyre për pushime dhe të pezullonin një fushatë të diskutueshme të turizmit të brendshëm ndërsa arkipelagu po përballet me një rritje të infektimeve me COVID-19.
Kryeministri japonez, Yoshihide Suga u angazhua gjithashtu për të mbështetur më shumë personelin mjekësor dhe institucionet që po luftojnë me një valë të tretë të rasteve në Japoni.
Ai premtoi të rrisë subvencionet për restorantet dhe bizneset në vështirësi për shkak të pandemisë.
Suga, i cili mori detyrën në shtator, ka parë rënien e popullaritetit të tij, pjesërisht për shkak të menaxhimit të krizës dhe refuzimit të tij për të marrë parasysh thirrjet për t’i dhënë fund fushatës “Shko për të udhëtuar” që promovon turizmin e brendshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




