Jashari thumbon trajnerin Allegri: Secili ka mënyrën e vet për ta shprehur futbollin

I transferuar te Milani në gusht të 2025-ës, Ardon Jashari ka gjetur pak hapësirë gjatë periudhës që skuadra drejtohej nga trajneri Allegri. Ai ka pasur edhe një dëmtim që e ka penalizuar në pjesën e parë të sezonit.
Duke folur për mënyrën e lojës së të trajnerit aktual të Napolit, mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, është shprehur kështu: “Kam respekt për trajnerin, që në Itali ka fituar shumë. Besoj se secili ka idetë e veta dhe mënyrën e vet për ta shprehur futbollin. Kështu është.
Me Amorim ka një frymë të re, futbollin që ai propozon e vlerësoj shumë. Kërkon që të dominojë, duke luajtur me intensitet të lartë”. Një thumb për ish-trajnerin e Milanit, nga i cili Jashari me siguri ka pritur më shumë minuta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




