Java Botërore e Futbollit, FSHF mirëpret fazën finale të kampionatit “MedTalent Football Championship 2025”

Sport | 1 vit më parë

Federata e Futbollit, në kuadër të Javës Botërore të Futbollit, mirëpriti organizimin e fazës finale të Kampionatit të Futbollit “MedTalent Football Championship 2025” në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ky aktivitet i veçantë, i iniciuar nga studentët e Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, synonte promovimin e shëndetit, aktivitetit fizik dhe bashkëpunimit mes studentëve përmes sportit.

FSHF shprehu mbështetje të plotë për këtë nismë që lidh edukimin universitar me futbollin dhe sportin në përgjithësi, duke theksuar rëndësinë e futbollit si mjet për edukim dhe zhvillim personal.

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e turneut, që u fitua nga ekipi i “Dajave”. Kjo iniciativë do të vazhdojë serish në të ardhmen, me synimin për të përfshirë një numër më të madh studentësh dhe për të promovuar vlerat sportive e shëndetësore brenda sistemit universitar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme