Java e Kulturës Kineze në Shqipëri, tradita dhe kultura e popullit aziatik në teatrin “Skampa“
Një shfaqje artistike që promovon kulturën dhe traditën e popullit kinez, u mbajt në Teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit, mbrëmjen e 23 shtatorit. Kjo iniciativë në kuadër të javës kulturore kinezë, ofroi muzikë frymëzuar nga letërsia aziatike. Koncerti solli meloditë tradicionale nën interpretimin e artistëve të huaj shoqëruar nga performance e Ansamblit Kombëtar Shqiptare.
“Është hera ime e parë që vij në vendin tuaj. Është kënaqësia ime që të prezantoj kulturën edhe artin kinez. Unë jam një artiste që kam studion në Shangai dhe jap mësim në konservatorin e Francës. Shqipëria dhe Kina janë 2 popuj që kanë një histori të gjatë dhe një kulturë shumë të pasur. Ju pëlqeni këngën pikturën dhe kërcimin njëlloj si ne”, u shpreh artistja.
Ambasadorja e Kinës në Shqipëri u shpreh se koncerte të tilla jo vetëm forcojnë miqësinë e hershme mes dy popujve, por janë një mundësi shumë e mirë që populli shqiptar të mund të njihet me Kinën bashkëkohore.
“E di që muzika është gjuha më e mirë për qytetërimin dhe njerëzimin. E di që muzika nuk ka kufij, prandaj ne dëshirojmë që mes muzikës të ngushtojmë distancën midis popujve edhe për të thelluar njohjen midis Kinës dhe Shqipërisë. E dimë që vendet tona gëzojnë një miqësi tradicionale, shumë të thellë”, tha Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue.
Aktiviteti u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ndërsa kjo javë artistike përmbyllet me një shfaqje në Universitetin e Arteve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




