Jordania bllokon një komplot të Iranit për të kryer akte sabotimi kundër monarkisë

Botë | 2 vite më parë

Jordania ka bllokuar një komplot të dyshuar të udhëhequr nga Irani, për të kontrabanduar armë në kundër mbretërisë, që është aleate e SHBA-së. Komploti i Iranit kishte si qëllim për të ndihmuar kundërshtarët ndaj monarkisë, që të kryenin akte sabotimi, sipas dy burimeve jordaneze me njohuri për këtë çështje.

Armët u dërguan nga milicitë e mbështetur nga Irani në Siri tek një qelizë e Vëllazërisë Myslimane në Jordani, që ka lidhje me krahun ushtarak të grupit palestinez Hamas, thanë njerëzit për Reuters. Depoja e armëve u sekuestrua kur anëtarët e celulës, jordanezë me origjinë palestineze, u arrestuan në fund të marsit, thanë ata.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme