Joshua dhe Fury, gati të zbresin në ring, marrëveshja është gati.

Dy boksierët britanik të peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Tyson Fury janë ndeshur kudo gjatë këtyre dy viteve të fundit, me akuza e kundërakuza, por vetëm në ring jo. Gjithsesi, ky moment duket se do të vijë në vitin 2021 dhe pikërisht në periudhën maj-qershor.
Sipas mediave angleze, përfaqësuesit e dy boksierëve po I japin dorën e fundit përgatitjes së marrëveshjes, mungojnë vetëm disa detaje të vogla. Çështjet më të rëndësishme, siç është ajo e pagesës, janë vënë në vijë.
Fury nuk duelon që nga shkurti i këtij viti, moment në të cilin i mori titullin kampion në WBC, Deontay Wilder. Ndërsa Joshua ka dueluar së fundmi, pikërisht më 12 dhjetor, përballë Pulev, ku mbrojti titujt IBF, WBA e WBO.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




